e enjte, 8 nëntor 2007

Në Tranzicion




Type rest of the post here
Popcorn.mp3

e hënë, 5 nëntor 2007

dokumentari






zgjaste rreth njizet minuta.

e premte, 21 shtator 2007

e martë, 11 shtator 2007

e enjte, 6 shtator 2007

e enjte, 30 gusht 2007

Bath Bath po 1 Kokerr

ndodhet ketu !

edhe Blogu ose web siti yt.

e diel, 26 gusht 2007

e premte, 6 korrik 2007

O Atdhe...



te kam xhan. O Atdhe te kam shpirt. Shpirt te kam o Memedhe. Cope mu be melçia nga dashuria per ty o Atdhe. Shpretka mu coptua per ty o Memedhe.
Me keto ndjenja dal nga forumet shqiptare kur trajtohen çeshtjet kombetare e jo vetem. Ne gare. Kush te marre i pari dekoraten per patriotizem. Ne te gjitha forumet shqip. Shqip. Gjuha me e bukur e botes. Vetem nje ne teteqind e pesedhjet e shtate mije e njeqind e dyzetedy banore te rruzullit di ta flase. Privilegj.
Emigrantet. Pjesa derrmuese e forumisteve. Dikush pese , dikush dhjete , dikush shtatembedhjet vjet ne kurbet. Edhe emigranti qe ka nje vit qe qendron ne USA ose GB, shpesh gjendet ne veshtiresi te gjej fjalen e duhur ne shqip ndonjehere dhe padashur ja keput ne anglisht. I integruar.
Refren:
Posht greku! Posht serbi!
Edhe? Kush te kuptoi ? Asnje nga ata fatkeqet qe nuk dine shqip nuk te kuptoi. Dhe jane shume. Aq shume sa pertoj te shkruaj dhe njehere numurin.
Ps: Ka shume gazeta anglisht ku trajtohen çeshtje te rendesishme per kombin shqiptar. Kane dhe forume. Ja nje

e enjte, 21 qershor 2007

e mërkurë, 20 qershor 2007

Profet

eshte e veshtire te behesh ne vendin tend.

e shtunë, 9 qershor 2007

e martë, 1 maj 2007

e hënë, 9 prill 2007

Qokaxhie

e madhe eshte komshia e ime. Franceze. Me origjine shqiptare. çdo mengjes, qe pa gdhire çon qokat kioske per kioske.
Nuk perton. Nga Stambolli ne Oslo. Nga Vicenza ne Athine. Nga Tampa ne Oslo. Nga Tirana ne New York. Nga Milano ne Amsterdam.
Nji qoke te saj e gjeta dhe ne Quito.
Nuk perton.
Nuk perton por nga nxitimi llokumet i bien nga kutia. Arrin qoka shpesh e pergjysmuar. Me kujton mamin tim qe nuk foli per tre muaj me Qanien, sepse nga kutia e llokumeve qe çoi per qoke mungonin shtate. I kish ngrene motra e vogel dhe kish ngjitur me zamke kutine.
T'ja vesh ne dukje eshte me zarar, Ua-te pergjigjet-tjetri ka pune, po te pelqeu mire, po s'te pelqeu kthema mua.
Per mua jane qokat me te vyera qe dikush le ne kiosken time. Jane te sinqerta. Kjo duket se dhe ne shtepine e saj kur gatuan, nji element do i mungoje gjithmone supes. O qepa, o karrota, o bizelja, o batha, etj.
Dje e sapokthyer nga mali me menderet e plevitosura, pasi gatoi per burre e kalamajte, gatoi dhe per ne. Ne dhjete te nates.
Nje supe qe se kisha provuar kurre. Akoma se kam provuar. Me ç'fare e ke bere ? e pyes. Me peridha me thote.
Ne Tirane provova paidhaqen, ne Paris do ha peridhat.
ps: s'e kam provuar akoma se ende nuk me mbyllen nofullat nga e qeshura.

e mërkurë, 4 prill 2007

njiqind lek


Lorna Qesteri says:

yyyy!!!
10 lek!!! Nuk e mbaj mend cfare mund te blenim me 10 lek ne ato kohe. A po me erdhi nje kujtim......akullore qumeshtore 10 lekshe andej nga rruga e Trenit!!!!
......................


Thotë Lorna në llogarinë time te Flickr-it.

Edhe pas dyzetetre vjetëve unë, dhe jo vetëm une, dhjet lekshin e quaj njëqindleksh.Me të blija dhjet litra vaj guri. Pesë paketa "partizani" nëntëdhjet leke, dy shkrepse, tetë leke, dhe me dy lekshin që tepronte peshohesha dy herë.
Dy paketa DS gjashtedhjetë leke, dy bërxolla tridhjetegjashtë lekë dhe....katër lekë që teprojne s'më hyne ne punë.Heq nji paketë , e blej nesër,pi dy shishe birre,
Xoni më ka gjashtë lek borxh.
Qerane mujore te apartamentit e paguaja me tre te tilla. Me njëmbedhjetë copë blija nji pal këpuce të Tiranës, më duheshin pesëmbedhjet për ato të Korçës.
Po të kisha ndonjë shok shofer me Albania, më nevoiteshin dyzet, pesëdhjet për nji pal këpuc të jashtme.
Njimbëdhjet, dymbëdhjet të tilla me nevoiteshin për te paguar korentin ne muaj. Nji latë drush, treçerek metri kub, kushtonte katër pik gjasht te tilla.
Nji latë drush harxhohej për më pak se nji muaj.
Blija HPPSH, gjashtëdhjet lekë, Nji DS, tridhjet leke, dy shkrepse tetë lekë dhe....,peshohesha prap dy here.
Blija "Dimrin e madh" dhe nji shishe birrë.
Sa "Dimri i madh" kushtonte nji kile limona ne dimer. Ne behar, po të kishe dike ne spital, do e blije tridhjet lek kokrrën.
Shkoja njizet herë në Teatrin e kukullave, pes herë ne kinema, katër herë ne teater dhe Opera.
Ne stadium shikoja ndeshjen dhjet herë tek dhjetçet, pes herë tek njizetçja dhe tre herë në tribune plus nji akullore dhjetçe.
Nji kile sheqer tetëdhjet lek dhe nji litër qumesht.
Dy pako llokume për qoka jo fort të rëndesishme, për te rëndësishmet duheshin llokume tetdhjetçe.
Blija nji kile gjize, kushtonte sa HPPSH, dhe nji buk dyzetçe.
Me nji pik tre, blija nji kile mish qingji. Nji pik shtate, tetë ai i viçit. Pes kile peshk "barbun",ose dy kile "qefull" mund të blija.
tridhjet e tre xhiro me autobuz dhe me mbetej nji lek për........... tu peshuar.
...
Me shtatë të tillë blihej nji dollar,... natyrisht në shtet.

...
kush e di sa gjëra të bukura blihen sot në atdhe...

e mërkurë, 7 mars 2007

Korça


O vëllezër shqipëtarë,
Gëzohi që erth kjo ditë

Kaq' e mir'e kaq'e mbarë,

Që sjell gjithë mirësitë!

Kjo është një dit'e rezë,
Që bie vëllazërinë
E dëbon jetën e zezë
Dhe ndarjen e marrëzinë.

Ta lusimë këtë ditë,
Q'e bekoi zot'i vërtetë
Dh'e dërgoi me shumë dritë,
T'i mbes'emëri përjetë.

Sot e vumë gurr'e parë,
Sa'ësht'e bekuar kjo ditë!
Zot'i math e pruftë mbarë
E na dhëntë urtësinë!

Hapu, hapu, errësirë!
Pa jakë tëhu, o dritë!
Se arriti koh'e mirë,
U gdhi nata, u bë ditë.

Sot niset një tjatrë jetë,
Të rremenë posht'e shtije,
Mbretëron fjal'e vërtetë,
Dhe të mirat gjith'i bije.

Zot'i math qoft'i lëvduar,
Q'e nxjer në shesht të vërtetën,
Se ajo si ka buruar,
Pa e ndritur jetën.

Lumja ti, moj korç'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi në ball'u sule,
Ta paçim përjetë hua!

Kushdo që është sot burrë
Dhe shqipëtar i vërtetë,
Emëri s'i shuhet kurrë
Dhe nderi i rron përjetë.

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Kjo ë'shtë mëm' e mirësisë,
Që bije qytetërinë,
Gazthin e vëllazërisë,
Njerëzin' e miqësinë.

S'jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nukë jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Ne kët'emër nder'e kemi.

Ky emr' është shum' i mirë,
Se më s'jemi të gënjyer,
Nukë jemi n'errësirë,
E njohëmë gjën' e vjyer.

Perëndia na e lëntë
Përjetë ta trashëgojmë,
Edhe kurrë mos e dhëntë
Ta humbim e ta harrojmë!

Të lemë mëmënë tënë
E të marimë një shtrigë!
Zoti mos e pastë thënë!
Pun'e keq'e shum'e ligë.

O, sa qenë të gënjyer
Ata që vuan për botë!
Turp të math kanë rrëfyer,
Punuanë fare kotë.

Pa mejtoni, o të gjorë,
Efialtin, Pafsaninë,
Që u bënë trathëtorë
Dh'e gjenë me perëndinë.

Nga gjithë ç'kemi kënduar
Për të njohur vetëhenë,
Kaqë gjë kemi mësuar,
Të nderojmë mëmëdhenë.

Se njerëstë gjithë vdesin,
Po jeta s'mbetet e shkretë,
Gjuha, mëmëdheu mbesin
Të patundurë përjetë.

Me zëmërë të gëzuar
Dhe me gjithë shpirt uroni!
Zotërinjt' e zotëruar,
Gjithë përnjëherë thoni:

Rroft' e qoftë Shqipëria
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.

e martë, 13 shkurt 2007

dimër


Kërkova

Lumturinë,
Gjer më sot,
Gjith më të kot.
Shijova
çupërinë,
Një mot.
Me shpirtin plot.
Kullova
Djalërinë
Me lot,
Që s’thahen dot.
Kuptova
Dashurinë
Që lot -
Kur shemb! o Zot!
Lasgush Poradeci

e shtunë, 10 shkurt 2007

e shtunë, 27 janar 2007

Klienti






..kishte ardhur kur une sapo kisha dale. Kishte lene nje pusulle. Jam Hermesi, dua tju takoj.
Qe biznesi te kete sukses duhet respektuar ç'do klient. Kete e dija por dhe qe te rri njezetekater ore mbyllur ne kioske se bej dot.Per me teper me mundonte pyetja ç'fare deshiron nga une ?
Kioska ime eshte e re. Po sikur te kerkoj ndonje artikull qe une s'e kam ?Natyrisht do e gjeje tek konkurrenca.
Hidhem nje vrap tek kioska e Blendit. Nuk ishte aty. As tek e edrusit nuk ishte. Kotrolloj tere kioskat e rrugices. Nuk e gjeta.
Kishte rene nata. Shkoj ne zyren e informacionit.
E njihni Hermesin ? pyes zotin Gogel.
Po si s'e njoh, me thote duke ulur gjyslyket mbi hunde. Njoh tridhjetenjemilion e dyqindmije hermesa.
Kuptova.Kisha harruar mbiemrin.Kthehem e marr pusullen qe me kishte lene. Aty ishte dhe mbiemri.
Hermes Njuzin-pyes perseri.
E ngjashme pergjigja . Po ! njoh njemilion e pesqind e dhjetemije dhe me leshon regjistrin perpara syve.
Fati e donte qe shqiptar ishte vetem nje. Sa mire qe jemi pak mendova.
Zyra e postes eshte afer me ate te informacionit. Marr nje zarf , shkruaj emer mbiemer, adresen dhe...... por ç'fare te shkruaja ? Jam Batha e pike. Se mos do beja krushqi.
Kthehem me nje fryme ne dyqan e pres pergjigje.
Hiç.
Shkoj tek bar "peshku", hiç.
Kthehem e pres postjerin, prap hiç.
Perseri tek posta. Emer mbiemer adresen ne zarf. Pershendetje nga "Bathbathponjekokerr", shkruajta duke menduar s'e nuk me kishte kuptuar heren e pare.
Duke u kthyer takoj Blendin.
Te ka marre Hosteni-me thote me shpoti.
Bej te qesh por nuk me vjen . Zgerdhihem.
Po mua ç'me duhej tregtia ne kete moshe mendoj. Eh halli ç'te ben !

Pas disa ore pritjeje dorezohem. Ul qepenat dhe shkoj te fle. Ishte vone.
Gjumi nuk me zinte. Mijra mendime me vinin ne koke. Perse keshtu? Mu kujtua Shkrimi i Enit:"Kur do te behemi njerez" Jo kurre, kurre te pakten ne shqiptaret ! mendoja ti pergjigjeshsha. Pak korrektesi nuk kushton. Me kerkove kontaktin, ta dhashe dy here .Pergjigju! ç'te kushton ? apo do thjesht te tallesh. Eh ne shqiptaret sapo shohim qe dikush behet i famshem, hop ta rrezojme. Po sikur te jete ndonje mafioz mendoja. Kerkon para ?
Mendimet e liga s'me linin te flija. Rrotullohu majtas rrotullohu djathtas.

Po ulnin qepenat syte kur nje drithme me pershkoi trupin. Po sikur ?...po sikur ?
Pupthi ngrihem nga krevati e ndez driten.
Te ndizet vegla, i them gruas. Dhe vegla u ndez.
Te ndizet modemi ! i them femijes, dhe modemi u ndez.
Po sikur ta shkruaj adresen dhe ne leter kisha menduar, jo vetem ne zarf.
Keshtu bera.
Si rrufe vjen pergjigja. Ti ke nje mesazh. Nuk u besoja syve. Kaq shpejt ? Me dridheshin duart.
"Ju FLM qe me keni linkuar ne kiosken tuaj do e bej dhe une. Hermesnews." ishte shkruar.

He, he he si jemi ne shqiptaret, si gjithe te tjeret. Te metat individuale i pergjithesojme. Personalizojme nderkoh meritat e te tjereve.
Mbreme dergova per her te pare ne jete nje emajle.
Vertet nje hap i vogel per mua, por....
Nuk ishte perralle.

e enjte, 25 janar 2007

Mos Harroni !






Kurre !

Nok tek Peshku



..... nderkohe qe "tre moskotjeret" flene.

TeaTime thotë:

25 Janar 2007 @ 1:01 pm

Tirana eshte si shpirt em gjithe te keqiat e veta. Eshte si ai dashnori me interesant dhe me me jete qe ke pasur ne jeten tende por edhe me spontani, e shan e shan e shan, por ja qe s’shkeputesh dot prej tij se te magjeps cdo dite me cudine erradhes. Tirana eshte acaruese stresante, argetuese, energjike, por kurre Boring ose e merzitshme ne Shqip. Pastaj ku ka si Tirana ne bote, eshte vetem 20 kilometra nga Dajti dhe nga Adriatiku, vetem nje ore nga laguna e lezhe, dy ore tani (rruget jane bere xham) nga Vlora qe eshte qyteti me ne rregull nga te gjithe, 2 ore e gjysem larg nga Pogradec/korce dhe Oher dhe nga Budva nepermjet Shkodres. Ke 10-tra restorante ku hahet shume mire dhe per cmime qesharake, ke pub-e dhe lokale me arkitekture qe do ta kishin zili ata te NYC, ne mengjes e pi kafen per qejfin tend dhe nuk nxiton rrugeve si qen me kaucuk te nxehte. Shtepine qe blen apo e merr me qira te pakten e ke me mire se ato plehrat e manhattanit dhe te londres, gjithe minj e buburreca. 10 minuta larg teje jeton mami dhe babi, qe i takon s’i takon te pakten i ke afer dhe nuk jeton gjithe jeten me friken se mos vdesin pa i pare ti. Ketu ekziston, behesh i pari i fshatit por me mire se i fundit i qytetit. Ky eshte nje qytet up and coming, ka mundesira te reja, per t ehapur biznese , ata qe shkruajne e bejne filma ku me mire se te jetonin e frymezoheshin nga Tirana. Mjafton vetem ta duash kete qytet, perpos kontrasteve dhe paradokseve te tij. ME kete rast po iu pergjigjem atyre qe me pyeten tek forumi “Kronike nga Tirana%

e hënë, 22 janar 2007

Mendim i thelle

Sot u zgjova vone. Me vone se zakonisht. Sot une humba roskopin qe e degjoj ç'do mengjes.
Me kokem turbull, sikur mbreme te kisha pire nje liter raki, shkoj ne studion e meditimit per te bere detyren e pare te dites.
Megjithese e vogel, aty me vine mendime, pyetje, dilema te medhaja, te thella.
Ne trurin e ç'do emigranti Atdheu eshte ulur kembekryq njezetekater ore ne dite.Une nuk bej perjashtim.
Vetetimthi me vine nepermend qindra poste qe kam derguar neper forume te ndryshme, per ta pare sa me pare demokratik, me sakt me nje demokraci qe do te me pelqente mua.
Gati kisha postin e dites e po behesha gati te ngrihesha kur nje ndjesi e pakendeshme me perçoi trupin, ma beri me mornica.
Ajo eshte nje ndjesi vertet e pakendshme qe shpesh e kisha shtypur ende pa e kuptuar, vetem se kesaj radhe mu shfaq qarte. Qarte ne formen e nje pyetje.
Nese demokracia sipas kuptimit te cilitdo mund te vendoset me poste, perse Xhorxhi nuk u regjistrua ne nje forum Iraken?
Sot u zgjova vone..... dhe humba postin e dites.

e premte, 19 janar 2007

e mërkurë, 17 janar 2007

Bar Peshku



...ishte i kendshem.Eshte i kendshem.
Pronaret e tije nuk jane kursyer per ta bere ate te madh, shum te madh.Dikush thote qe e kane bere me parate e Sudes.Dikush tjeter me parate e nje togfjaleshi qe ende se kam kuptuar, ramo-ruco-brucu-losis.
Fakt eshte qe eshte i madh. Si ç'do gje e krijuar nga njeriu , kjo gje ka anen e mire dhe ate jo te mire.

Ana jo e mire eshte se ky lokal nuk ndriçohet kurre teresisht.Kur ndizen poçat e nje pjese te salles, nje pjese tjeter mbetet ne erresire. Dikush thote se eshte faji i elektriçistit , dikush tjeter i kryeministrit.
Fakti qe energjia elektrike shkon e vjen , ben qe edhe sistemi ngrohjes te shkoje e te vije.
Kur nje cep i salles eshte i ngrohe , tjetri eshte kallkan.
Tek bar "Peshku" nuk serviren pije , ato merren me vete. Tek bar "Peshku" njerezia shkon per te lozur.
Megjithese tavolina te lira ka plot , pjesa derrmuese rri ne kembe , leviz nga nje tavoline ne tjetren per te pare si lozin te tjeret. Tek e fundit ne shahun e lozim me mire kur e shikojme se sa kur kemi kundershtarin perballe.

Per te lozur eshte e thjeshte , merret nje nofke dhe ulesh ne tavoline.Ne tavoline ka nje "vegel"te cilen s'eshte e veshtire ta perdoresh nese i vogel ke lozur "guraçokthi"
Lojtaret e kane surratin me bojra, me shume bojra.Njehere jeshile, njehere blu ,njehere te kuqe. Ngjyrat ndryshojne sipas fazes se lojes.

Spektatoret e kane surratin te lyer me boje te padukshme, me nje fjale te padukshme.Ata nuk ecin , rreshqasin nga nje tavoline ne tjetren. I tille isha une deri nje dite te nxehte gushti , vitin e shkuar.

Ate dite te nxehte gushti une hyra sa per te pare , si gjithmon , kur pashe vellane te lozte me te tjere vellezer .Vellezer virtual quhen kete mijevjeçar. Vellezer me Bill i quaj une pa harruar dhe ate te molleve qe s'me kujtohet emri

"Shhht" mos loz tha dikush , dhe une hyra ne loje.

Si njohes i mire i bareve jo virtuale , kam vene re se kudo ka nje dore klientesh stabel.Ata i thone mirmengjes pronarit kur hap lokalin dhe naten e mire kur e mbyll. Tere diten aty.Zakonisht jane pensioniste , dy tre ore gjum ne dreke e prap aty.

Ajo qe me preokupoi pasi hyra ne loje dhe njoha disa lojtare, ani se me nofke , ishte niveli i tyre i larte intelektual. Kush filozof , kush poliglot , kush akademik , ne vend qe te loznin, vrisnin kohen.

Njesoj si dikur , topi eshte i imi. O Llukan pse ma more topin? etj,etj.

Nuk te pelqen loja ? krijoje lojen! kisha deshire tu thoja, te vij dhe une te loz tek parku yt i lodrave. Kush te ndalon ?

Por si mund tua thoja te bijve te mijevjeçarit te ri ? Te gjithe te vaksinuar , te mirearsimuar.

SI???
bar Peshku eshte i madh

e martë, 16 janar 2007

e premte, 12 janar 2007

Me i miri

... isha une.Me i mire se vellai i madh, e me i mire se motra e vogel.Te pakten mua keshtu me dukej.
Nje mbremje te nxehte gushti, mijevjeçarin e kaluar,prindi me dergon te therras vellane se ishte bere vone.
Axha qe kishte zbritur nga katundi dhe kish pik te dobet vellane,pyeste ç'do dhjete minuta :ç'u be?,ç'u be?
Ate kohe vellai punonte kamarier tek "Arberia" Shoket e tije ishin
kamariere.guzhiniere,fatorino ,shofere taksish.. etj.
Pavaresisht se veten e quanin "pijetare" per mua ishin thjesht pijanece. Xhepat i kishte gjithmone plot me para.Me shume para,shume me teper se une qe punoja ne Valias e nuk mund te qahesha per rrogen.
Tjetra qe s'me pelqente ishte se shokun Enver e quanin "Dulle".Megjithese vellezer edhe ne kete pike nuk ngjanim.
I vogel une lexoja shume.Me ishte ngulitur nji thenje e nji filozofi te madh :"Mos fol prapa kraheve"
Shpresoja te behesha anetar i byrose politike nje dite dhe atje, po te kishte ndonje gje qe s'me pelqente, t'ja thoja ne sy Enverit:"shoku Enver ketu e ke mire, por kjo gje s'me pelqen ".
Restoranti ku pinte vellai me shoket quhej: "Peshku"
Moshataret e mi e dine ku ka qene.Te rinjve e kam te veshtire tua tregoj.Ka levizur shpesh.Dikur aty afer ku ndodhet muzeumi sot.Me vone shkoi ku ka qene gropa e Sejdise,perball nente kateshve,rreth tridhjet metra larg restorant "Morri" i cili quhej ndryshe por e quanin keshtu pasi aty hanin katunaret.
Tek "Peshku"e gjeta.Ishte me dy shoke.Pije! pije !- nji gllenjke me thote pasi mori vesh misionin tim.E piva.Piva dhe nje tjeter. Pastaj erdhi Lapi me tre shoke.
Lapi ishte kryeguzhinieri i bar sahatit ate kohe.
Ndaj te gdhire u ngritem.U kenaqa...por....por, une kisha harruar misionin.


* * *


Vjet ne gusht hyra tek "Peshku" sa per t'ju pergjigjur nje filozofi i cili u thoshte "Shhht " Atyre qe shkruajne.Une deri ate kohe nuk kisha shkruar kurre,po te perjashtoj detyrat e shtepise,dhjetra vite me pare.
Shkrova nji here dhe prap nji tjeter.Po behesha gati te dilja kur lexoj nji shkrim. E njoha. Ishte i vllait!
Megjithese me nofke e njoha.Tashme shante zotin Sali.Kurioz, hy ne arkivin e "Peshkut"
Asnji dyshim me.Kishte share dhe zotin Fatos kur kish qene kryeminister.
Me shume se pjata lares, vllai im i madh eshte "tuttofare",pastron sallen,oborrin,banjot e ç'do gje tjeter ne nje restorant,info point,te vogel te nje qyteti te vogel ne Valle D'Aosta te Italise.
Megjithese me arsim te mesem dy vjeçar (shkolla e komunales)hiqet per akademik.E mban veten analist.Analist treqintegjashtedhjet grade.Per ç'do teme pergjigjen gati.
Njisoj si Pikachouu i Pookemoneve.Nje fjale !
Fakti qe serveri i tyre ben ti dalin shkrimet me flamuj te ndryshem, e ngazellen si femije.I duket vetja si korrespodent i CNN-se.Si shume korrespodente te CNN-se ne te njejten dite.
Dhe ja, u ula prap tek "Peshku".Kesaj here detyren s'ma ka dhene prindi.As misionin Ai larte.
...po sikur te me pelqeje, e behem analist dhe une?


Bath bath po nje kokerr...

e martë, 9 janar 2007

Qepeni ??? - 2

Dikur isha marinar .Ne shume detra kam lundruar.I kam lundruar te gjitha ujrat e forumeve shqip, por dhe oqeanet e forumeve te huaja i kam lundruar.Ne shtepi zakonisht kthehesha nga gjiu i "Peshkut pa uje".Gjithmone me peshkun e arte si trofe.Peshku i arte eshte rezultantja e dhjetra o qindra mendimeve qe here perplasen e here tehiqen.
Kjo deri diten qe u bera peshk.

Nje nate gushti te nxehte lexova nje artikull ne "Peshku pa uje".Nje artikull te zi sterre ,artikull qe me ktheu tridhjet vjet prapa.

Nuk ishte faji aspak i publikimit jo te sakte, vinte ere te keqe.
Te nesermen qe pa gdhire mire i hedh nje sy "peshkut" asnje koment.Regjistohem e turravrap leshoj komentin tim te pare drejtuar njerezimit. Per here te pare ne jete une komentova ne nje forum ose blog-forum.

Ate dite gushti une u bera peshk.

Autorin e artikullit nuk e njihja aspak kur dergova komentin, kjo nje gje jo e zakonshme per karakterin tim, por pasi pyes Goglen, pash qe nuk kisha gabuar.
Filozofi rrekej te me bindte se ne Shqiperi ka shume zhurma.Zhurma ne rruge , zhurma ne kafene, zhurma ne spital, zhurma ne shtepi pasi komshiu ngre volumin e televizorit, zhurma, zhurma. zhurma, zhurma....Problemi kryesor ne Shqiperi zhurma!

Tete vjete pas kenges se famshme te wsf, nuk ishte ky problemi qe shqetesonte filozofin.

Shqetesimi i filozofit del qarte ne kete paragraf.

Shihni, shihni, përreth jush, shkruajnë ata, sa njerëz tjerrin historia të kota, rrëfime pa bukë, stërhollime pa asnjë vlerë dhe për më tepër as nuk iu shkon ndër mend se janë duke bezdisur të tjerët, që megjithatë tregohen tolerantë. Ata duket se flasin vetëm për të siguruar psikologjikisht veten e tyre, sepse i mundon frika nga vetmia. Shpërbërja e lidhjes shoqërore në një botë individualiste kërkon të rindërtohet prej tyre vetëm virtualisht, për iluzion, me anë të një logoreje të pafunme, që shurdhon veshët e tjetrit me fjalë të kota.

Filozofin e shurdhon e shkruara.
I dashur vizitor i rastit i "kioskes" sime, mendoj se ofendoj inteligjencen tende te komentoj kete paragraf, por lejome te lutem te flas me veten.
Sa here kam shkuar ne Shqiperi asnje liber qe shitet trotuareve s'me ka shurdhuar.Ne perendim asnje liber s'me ka shurdhuar. Asnje faqe interneti s'me ka shurdhuar.

Filozofin e ben me neuroze fakti qe ka humbur monopolin e fjales.Ate nuk e shqeteson volumi i televizorit te komshiut, por fakti qe tani ka shume stacione .Ai ka nostalgji per kohen e shkuar kur ne stacionin e vetem ne ç'do mbremje te na shpjegonte epersite e komunizmit.
Filozofi hiqet tolerant per faktin se s'ka gje ne dore se po te kishte , ah e dinte ai!

Filozofi nuk duron dot qe ata, pleba, te shkruajne, frika dhe vetmia nuk eshte njerezore per filozofin.
Filozofi flet ne emrin e Atij, ne plenumin e IV, kur gjykon:"historite e kota", "rrefimet pa buke", "sterhollimet pa asnje vlere"

Filozofi keshillon:Shhht !!!

e premte, 5 janar 2007

Nazim Hikmet a poem





Nâzım Hikmet


OF YOUR HANDS AND LIES

.....................................................................
Human beings, alas, my human beings,
if the antennas lie,
if the rotatives lie,
if books lie,
if the poster on the wall and the advertisement in the column lie,
if the naked calves of girls on the screen lie,
if prayers lie,
if lullabies lie,
if dreams lie,
if the fiddler at the tavern lies,
if moonlight on the nights of hopeless days lies,
if words lie,
if colours lie,
if voices lie,
if living on your hands
everything but your hands
and everybody lie,
it's to make your hands obedient like clay,
blind like darkness,
stupid like sheepdogs,
so that your hands won't rebel,
and so that in this mortal, in this livable world
where we are guests for such a short period
this merchants' sultanate, this tyranny won't end..

[1949]

tr. by Fuat Engin



e mërkurë, 3 janar 2007

berishatullos

____________________________________________________________________
Vendos nje diçiture


marre nga:www.withforcattona.al
___________________________________________________________________

Profeti

754 visits since 23 Dec 2006, total visits 754 since 23 Dec 2006, updated daily

13 greetings





____________________________________________________________________

Perkohesisht Pa Uje

Peshku pa uje eshte tani vertet pa uje
pak durim peshkatare te mire.Patem disa probleme me serverin eksistues,....





shkruaj nje koment (login)
____________________________________
emri
____________________________________
mbiemri
____________________________________
emri s'ateme (required,never displayed)

____________________________________