e hënë, 9 prill 2007

Qokaxhie

e madhe eshte komshia e ime. Franceze. Me origjine shqiptare. çdo mengjes, qe pa gdhire çon qokat kioske per kioske.
Nuk perton. Nga Stambolli ne Oslo. Nga Vicenza ne Athine. Nga Tampa ne Oslo. Nga Tirana ne New York. Nga Milano ne Amsterdam.
Nji qoke te saj e gjeta dhe ne Quito.
Nuk perton.
Nuk perton por nga nxitimi llokumet i bien nga kutia. Arrin qoka shpesh e pergjysmuar. Me kujton mamin tim qe nuk foli per tre muaj me Qanien, sepse nga kutia e llokumeve qe çoi per qoke mungonin shtate. I kish ngrene motra e vogel dhe kish ngjitur me zamke kutine.
T'ja vesh ne dukje eshte me zarar, Ua-te pergjigjet-tjetri ka pune, po te pelqeu mire, po s'te pelqeu kthema mua.
Per mua jane qokat me te vyera qe dikush le ne kiosken time. Jane te sinqerta. Kjo duket se dhe ne shtepine e saj kur gatuan, nji element do i mungoje gjithmone supes. O qepa, o karrota, o bizelja, o batha, etj.
Dje e sapokthyer nga mali me menderet e plevitosura, pasi gatoi per burre e kalamajte, gatoi dhe per ne. Ne dhjete te nates.
Nje supe qe se kisha provuar kurre. Akoma se kam provuar. Me ç'fare e ke bere ? e pyes. Me peridha me thote.
Ne Tirane provova paidhaqen, ne Paris do ha peridhat.
ps: s'e kam provuar akoma se ende nuk me mbyllen nofullat nga e qeshura.

e mërkurë, 4 prill 2007

njiqind lek


Lorna Qesteri says:

yyyy!!!
10 lek!!! Nuk e mbaj mend cfare mund te blenim me 10 lek ne ato kohe. A po me erdhi nje kujtim......akullore qumeshtore 10 lekshe andej nga rruga e Trenit!!!!
......................


Thotë Lorna në llogarinë time te Flickr-it.

Edhe pas dyzetetre vjetëve unë, dhe jo vetëm une, dhjet lekshin e quaj njëqindleksh.Me të blija dhjet litra vaj guri. Pesë paketa "partizani" nëntëdhjet leke, dy shkrepse, tetë leke, dhe me dy lekshin që tepronte peshohesha dy herë.
Dy paketa DS gjashtedhjetë leke, dy bërxolla tridhjetegjashtë lekë dhe....katër lekë që teprojne s'më hyne ne punë.Heq nji paketë , e blej nesër,pi dy shishe birre,
Xoni më ka gjashtë lek borxh.
Qerane mujore te apartamentit e paguaja me tre te tilla. Me njëmbedhjetë copë blija nji pal këpuce të Tiranës, më duheshin pesëmbedhjet për ato të Korçës.
Po të kisha ndonjë shok shofer me Albania, më nevoiteshin dyzet, pesëdhjet për nji pal këpuc të jashtme.
Njimbëdhjet, dymbëdhjet të tilla me nevoiteshin për te paguar korentin ne muaj. Nji latë drush, treçerek metri kub, kushtonte katër pik gjasht te tilla.
Nji latë drush harxhohej për më pak se nji muaj.
Blija HPPSH, gjashtëdhjet lekë, Nji DS, tridhjet leke, dy shkrepse tetë lekë dhe....,peshohesha prap dy here.
Blija "Dimrin e madh" dhe nji shishe birrë.
Sa "Dimri i madh" kushtonte nji kile limona ne dimer. Ne behar, po të kishe dike ne spital, do e blije tridhjet lek kokrrën.
Shkoja njizet herë në Teatrin e kukullave, pes herë ne kinema, katër herë ne teater dhe Opera.
Ne stadium shikoja ndeshjen dhjet herë tek dhjetçet, pes herë tek njizetçja dhe tre herë në tribune plus nji akullore dhjetçe.
Nji kile sheqer tetëdhjet lek dhe nji litër qumesht.
Dy pako llokume për qoka jo fort të rëndesishme, për te rëndësishmet duheshin llokume tetdhjetçe.
Blija nji kile gjize, kushtonte sa HPPSH, dhe nji buk dyzetçe.
Me nji pik tre, blija nji kile mish qingji. Nji pik shtate, tetë ai i viçit. Pes kile peshk "barbun",ose dy kile "qefull" mund të blija.
tridhjet e tre xhiro me autobuz dhe me mbetej nji lek për........... tu peshuar.
...
Me shtatë të tillë blihej nji dollar,... natyrisht në shtet.

...
kush e di sa gjëra të bukura blihen sot në atdhe...