e premte, 20 shkurt 2009

SKËNDERBEU





Type your summary here

Type rest of the post here

e martë, 17 shkurt 2009

AI - bar peshku

Ai erdhi.
E dija që do të vinte. Perëndesha jonë do të ma plotësonte dëshirën. Ashtu si mijëvjeçarin e kaluar kur solli falë lutjeve të mija njeriun me pullë në ballë për të shpëtuar gjysmën e kësaj thërmije që këta e quajnë planet nga Tufizmi.
Këta ende besojnë se e sollën lutjet që u kanë drejtuar zotërinjëve të tyre.

Na ana tjetër më mirë. Më mirë për mua. Po të dinin të vërtetën, shumë prej tyre do të më gjuanin me gura. Këta ende lozin luftash. Si ne para më shumë se tre milion vjetëve.
Faleminderit Perëndesha ime! Faleminderit Minkjada !
Në fillim u paraqit si femër. Për të qënë më i saktë me një parrukë me bisht kali të gjatë deri në bel. Erdhi me fytyrë me bojë të padukshme. Si gjithë të tjerët.
Shkoi tek Pëja dhe zgjodhi për emër Bishtkalgjata. Jam Bishtkalgjata, jam Bishtkalgjata filloi të prezantohej por askush nuk ja vuri veshin. Jo për ta injoruar por të gjithë të impenjuar me loloçkat e tyre.
Jam bishtkalgjata- Iu drejtua Stuhies.
Mir mi mir se e morëm vesh- por s'munshe me mor noj emër tjetër ?
E kena nji Bishtalecgjata ktu e kena me u bo çarap- hi, hi, hi.
Bëri sikur u thartua pak por nuk e prishi fort terezinë. Nxori nga xhepi i pantallonave një gjë të ngurtë e të bardhë e hoqi dy vija paralele mbi dysheme.
Pastaj përpendikular me to nëntë vija duke krijuar kështu tetë drejtkëndësha.
Drejtkëndëshin e parë e ndau në dy pjesë duke krrijuar kështu dy katrorë.
Po kështu dhe të tretin, të pestin dhe të shtatin.
Nga xhepi tjetër nxori një gur. Një gur të hollë. E hodhi tek drejtkëndëshi i fundit dhe filloi të ecte me një këmbë lartë. Ashtu si bëjnë shpesh gjelat tek ne.
Kur arriti në fund hodhi të dyja këmbët në tokë dhe bërtiti - I zura tethtet.
Nuk ja vuri veshin njeri.
Filloi nga e para. Në fund përsëri : I zura tethtet.
Këtë lojë bëri gjithë ditën e parë. Edhe të dytën. Ditën e tretë vizatimin e bëri pranë tavolinës së Sqapit ose xha Sqapi si e thërrasin shumë këtu.

Xha Sqapi ka lojën e vet. Ai hedh goglën përpjet. Lart. Rreth 30 cm lart dhe vetëm Minkjada e di se si i bie përsëri në dorë. Ka vite që bën vetëm këtë lojë por e njëjtë është lumturia kur gogla i bie në dorë. Shumë e madhe lumturia.
Nuk e mban dot të tërën për vete dhe nëpërmjet vështrimit e ndan me kë të ketë pranë. Vështrim i çiltërt që rrezaton vetëm mirësi. Vështrim dhie. Ndoshta prandaj ka zgjedhur për emër Sqapi.

I zura tethtet- ia bëri Bishtkalgjata dhe pa nga Sqapi. Ishte ora shtatë e mëngjesit. Më duhet të dilja nga bari se kisha shumë punë atë ditë. Pasdite do më vinin drutë, do më duhet ti çaja e ti hypja lartë.

Në orën tetë të mbrëmjes u ktheva përsëri në bar. I zura tethtet e dëgjova nga larg. Imagjinova dhe fytyrën e padukshme të Sqapit dhe më erdhi për të qeshur.
Në banak gjeta Pënë. Ishte me të mira. Më nxori një teke raki, gjë që se bën kurrë me asnjë, tre ullinj dhe dy hurdha të njoma.
Ha eT, hai se janë të mira mi ka sjellë gjyshi nga Tejmali.

Ta ketë ndjerë dhe ky se do të na vijë Ai pyta veten ndërsa Pënë e pyeta:Po ç'bëhet ?
Hiç mo si zakonisht. mu përgjigj. Lozin.
U sigurova që nuk dinte gjë. Nuk kishte ndjerë gjë.

Tethtet i zura - Ja bëri për të trembëdhjetën orë rresht Bishtkalgjata. Aty. Pranë Sqapit.
Oh ç'më nxore mallin e gjyshes- komenton pothuajse i dorëzuar Sqapi.
Në fakt nuk e mbaroi të tërë frazën se ia behu Ai. Si vetëtimë. Shtrirë përtokë sikur të kish shqelmuar një derë të hapur ose sikur dikush ti kish vënë stërkëmbëshin. Më pëlqeu hyrja . Minkjada e kish përgatitur hyrjen e tijë si të Çarli Çaplinit, aktor i famshëm që kanë patur këta aty nga fundi i mijëvjeçarit të kaluar.

Ç'bëni mo ju këtu, Keni tre ditë që lozni si kalamaqërit tha ndërsa u ngrit si vetëtimë. Ashtu siç edhe hyri. Kapi goglën e Sqapit. E flaku tej. Edhe lodrën e Kecit. Nuk lozet kështu tha ndërsa të gjithë e shikonin me habi. Me habi e me kureshtje.
Ndërsa unë falenderoja Perëndeshën e Galaktikës sonë. Mënçurinë e sajë. Tre ditë më parë solli si pararojë bishtkalgjatën që të mos u binte të fikit toksorëve.
Të bukur na e kish sjellë. Shumë të bukur. Trup i lidhur. Trekonç. Si Çak Norrisi.
Ndërsa fytyra e bukur si Xha Konda, vetëm sytë ngjyrë blu. Si bluja në qiell kur bie rrufeja. Blu elektriçistash. Blu elektrike.
Konsultova menjëherë Kacopedian e dorës se ngaha vinte.
Më tha që vinte nga F.Sh ose Foka Shëtitëse, ndërsa studimet i kish bërë në Outre-Mer. Në të njëjtin universitet ku kish studiuar Ton Lideri.

Kur hyra në dhomën e gjumit dritën nuk e ndeza. Kishin kaluar dy orë pas mesit të natës. Syrin e hapur të simes e pashë se reflektonte dritën e reklamës të pallatit përballë. Dritë blu. Blu saks.
Ai erdhi- Thashë- ndërsa syri u mbyll.

Aq më mirë mendova ndërsa u shtriva tek cepi i im. U shtriva e fjeta. fjeta por nuk ish gjumë. Ishte diçka si pezull. As në qiell as në tokë. ishte thjesht lumturi.
Lumturi tek mendoja se sa lodra të bukura do të na mësonte Ai. Të nesërmen.
Pas katër orësh. Në orën gjashtë kur Llëja të ngrinte qepenat e barit unë do të isha aty. I pari. Ne do të ishim aty. Të parët.


Fillimi