e premte, 6 korrik 2007

O Atdhe...



te kam xhan. O Atdhe te kam shpirt. Shpirt te kam o Memedhe. Cope mu be melçia nga dashuria per ty o Atdhe. Shpretka mu coptua per ty o Memedhe.
Me keto ndjenja dal nga forumet shqiptare kur trajtohen çeshtjet kombetare e jo vetem. Ne gare. Kush te marre i pari dekoraten per patriotizem. Ne te gjitha forumet shqip. Shqip. Gjuha me e bukur e botes. Vetem nje ne teteqind e pesedhjet e shtate mije e njeqind e dyzetedy banore te rruzullit di ta flase. Privilegj.
Emigrantet. Pjesa derrmuese e forumisteve. Dikush pese , dikush dhjete , dikush shtatembedhjet vjet ne kurbet. Edhe emigranti qe ka nje vit qe qendron ne USA ose GB, shpesh gjendet ne veshtiresi te gjej fjalen e duhur ne shqip ndonjehere dhe padashur ja keput ne anglisht. I integruar.
Refren:
Posht greku! Posht serbi!
Edhe? Kush te kuptoi ? Asnje nga ata fatkeqet qe nuk dine shqip nuk te kuptoi. Dhe jane shume. Aq shume sa pertoj te shkruaj dhe njehere numurin.
Ps: Ka shume gazeta anglisht ku trajtohen çeshtje te rendesishme per kombin shqiptar. Kane dhe forume. Ja nje