Zana e Llukanit je ti ?
Sinjore ti senti bene ? mu përgjigj komshia e krevatit.
Mu përgjigj !? Më pyeti.
E pra unë jam i sigurtë qe është ajo. E vetmja në grup që flet në dialekt . Shkodrançe . Eshte pyetja ime idiote. Aq idiote sa do ja kisha plasur gazit në se nuk do më kishin mbërthyer me vështrimet e tyre, shoqet e sajë të çadrës.
Zana e Barit ? (*) Zana e Peshkut je ti ? insistoj si per ti vënë kapakun idiotizmave te kësaj mesdite të nxehtë korriku.
Megjithëse në hije, dielli paskësh bërë të tijën.
Si mund të pyesësh dikë që ke takur në një bar virtual . A je ti ajo? kush ajo? ajo e nofkës ?
Për me tepër, A je ti ajo e banakierit ? Po të kish qëlluar aty i shoqi real ?
Ha, ha, me vinte të qeshja dhe do kisha qeshur në se njëra nga shoqet e saja, me gishtin drejtuar nga unë, nuk do kish thënë : Fisk !
Balik eTi ! e shoqëroi shoqja tjetër, po me gishtin drejtuar nga unë.
Fish!- një tjetër akoma. .
Peshe ! ajo, me gishtin që më dukej si një heshtë.
Peshe ! Fish ! Fish balik! balik eTi! Peshe balik ! balik eTi! Fisk balik! balik eTi ! Fisk balik!
Ndjej mbi kurriz këto fjalë, tashmë rrotulluar në krahun tjetër për mos ti parë çupat e çadrës fqinje.
Tu paska nez keq për peshk a ? - dëgjoj zërin e asaj. Goditja finale ! Kjo është goditja finale, mendoj. Nuk më ngushëllon hiç fakti që e kisha gjetur. Që ato ishin çupat e barit. Çupat e peshkut. Bie përmbys. Mbyll sytë por nuk shoh. I mbuloj dhe me duar e përsëri nuk shoh. Nuk shoh atë, të errtën, ngjyrën e zezë, natën. Natën që na shërben për tu fshehur. Në vend të saj shoh bardhë.
As bardhë jo. Dritë.
Dritë, ndërsa kurrizi më përvëlon nga gishtat, nga heshtat që më çpojnë, të shoqëruara me atë që
tani është bër si refren:
fish o fish, fish balik, balik o fisk, fisk balik, balik balik, balik eTi.
gisht-heshtat janë shtuar. E ndjej. E ndjej jo vetëm në kurriz por në tërë trupin. Këmbet më përcëllojnë. Kockat me kercasin. Ndjej mbi trup dhe heshtat e çadrave të tjera. Të gjithe plazhit. Gjith plazhi mbi trupin tim duke më ngulur heshta e duke kërcyer nën ritmin e .
Fish o fish, fish balik,
balik o fish, balik eTi
me një rritëm që sa vjen e shtohet. ndjej kockat që si kam më dhe përvëlim. të jem në ferr mendoj për një çast por aty për aty e largoj. Ferri është i zi por unë shoh dritë. por dhe në parajsë nuk mund të jem me tërë këto dhimbje. Ah shkolla mendoj në një moment. Si nuk na mësuan ç'ështe ferri, ç'ësht parajsa. Tani do e dija ku ndodhesha.
Faqezi , paratë ! Dhe muzika pushoi. Pushuan dhimbjet. Pushoi drita. Zëri melodioz, si melodia që lëshon piruni kur rrëshqet në pjatën e porcelantë, i s'imes, më solli errësirën, më solli gjumin.
Gjumin e ëmbël.
Paratë mo çupës ! Hap sytë ngadalë. Shumë ngadalë.
Sinjole kontento ? më pyet ajo. Masazhatorja. Vietnamezia.
(*)
ho huu thu
e premte, 28 shtator 2007
Vietnamezja
e premte, 21 shtator 2007
e martë, 11 shtator 2007
e enjte, 06 shtator 2007
Subscribe to:
Posts (Atom)



