e hënë, 22 shtator 2008

Shqiptarët do të bëhen një ditë shtet i fuqishëm në Ballkan

Shqiptarët do të bëhen një ditë shtet i fuqishëm në Ballkan

kliko më lartë.

Read More......

e diel, 21 shtator 2008

Luli i vocërr - 2008

Askush s'e njef Lulin. As shoket e tij, qe perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thane se e njofin, por ata lozin per hesap te vet e Luli i shikon per hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe femijte, ashtu dhe Luli. More Lul! Shume heret ke fillue me shikue punen tande! Kur Luli hyn n'oborr te shkolles, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjale s'i thote. Ece ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ece deri sa te mbrrije ne cak te vet. Aty, te dera e rrugines shkollore, shume i pelqen te qendroje. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta te diellit ne keto ditet e vjeshtes. Mbeshtetet Luli per mur, grushtat e vogjel i shtje nder xhepa, hunden picrroke te kuqun nga te ftoftit e mengjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qe ma teper terhjek vemendjen jane cizmet qe i kane te veshun disa shoke te tij. Sa te bukura jane! Si shkelqejne! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojne syte nder tullumbat e veta, neper te cilat shifen fare mire te pese gishtat e kambeve te zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qe ka cizmet ma te reja. Ulet dhe shef ne lustrin e cizmes kambet e veta te zbathuna - aq shume shkeqejshin cizmet!!! Mbasi shoku me cizme fluturoi, Luli ngadale shkoi te caku i vet, ne diell, t'i ngrohi kambet. - Por kur ka diell, si ja ban i shkreti Lul? Ndoshta ja bajne hallin apostujt e meshires dhe te dashunis... Noshta, ndoshta... Nganjiher i afrohet mesuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyren e dlire dhe pa puca, mesuesi ja ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pellumbi, dhe kishte me dashte t'i fale dicka mesuesit. Por vjollca nuk ka. Vec ne i falte tollumbat e veta, qe kane hapun gojen si me dashte me e hanger mesuesin. Po, po, tullumbat e Lulit te vocerr kane me e hanger mesuesin.

Read More......

e shtunë, 20 shtator 2008

edhe sot

Image Hosted by ImageShack.us
njësoj si DJE

Type rest of the post here

Read More......

e premte, 19 shtator 2008

shi në studio

Image Hosted by ImageShack.us


Read More......

e mërkurë, 17 shtator 2008

Il matrimonio di Lorna





for more

English
Italiano
Shqip

Type rest of the post here

Read More......

e premte, 12 shtator 2008

sfinksi

zbrita poshtë për të tërhequr para në sportelin automatik. Është një dhomë e gjatë dhe e ngushtë që ka tre të tillë. Tek i mesit kryej veprimet unë. Nuk kisha filluar akoma veprimet kur u hap dera dhe hyri një çift të moshuarish.
Këtu ndodh shpesh klonimi i kartave. Përveç këshillave që jepen në radio e tv edhe sporteli ka një kujtesë që të këshillon mbulimin e tastjerës me dorën tjetër. Unë se bëj kurrë. Ndoshta sepse dorën e kam disi të madhe dhe e mbulon vetë pa patur nevojë për ndihmën e tjetrës. Ndoshta besim i tepruar tek vetvetja, ndoshta..nejse nuk ka fare rëndësi kjo për atë që përjetova pak çaste më parë.

Në momentin që shtypa shifrën e parë të pin-it, u shoqërua me zë. Sei. Instinktivisht kthej kokën djathtas tek sporteli ku po vepronte çifti i të moshuarve. Jo nuk ishin rumunë. Rumunët janë të specializuar në klonim kartash. Piemonteis njëzetekatër karatësh ishin.
Ishte po ai moment që e moshuara femër në mënyrë tepër të rrufeshme për moshën vendosi dorën e saj të djathtë mbi atë të të shoqit dhe syrin e majtë ma hodhi mua.
Pozicionoj kokën para sportelit tim dhe vazhdoj veprimet.
oto - u dëgjua përsëri zëri .
ehe- thash me vete- nji her bi daci në kos.
oto- përsëri- jo plak jo. po thosha me vete. se gjen dot.
Ishte kur tha - kuatro dhe sei, momenti që unë përsëri ktheva kokën djathtas dhe e moshuara përsëri me të njëjtën shpejtësi vendosi dhe dorën e majtë mbi të djathtën. Tashmë të katra duart e çiftit ishin mbi tastjerën e vockël. Dhe syri...
Syri vazhdonte të më gozhdonte. Kishte në vështrimin e atij syri diçka sfiduese. Ndoshta thjeshtë vigjilencë por dhe goxha krenari. Një vështrim jo i panjohur për mua. Gati shumë i afërt.
Klikoj në arkiv për të gjetur se kujt i përket ai vështrim. Hard disku punon si i çmendur. më sjell shumë të përafërt por jo atë. Ndalon tek filmi Radiostacioni. Tek partizani që i rrëmben mikrofonin folëses dhe bërtet. Ju flet Tiranaaaaaa! Nuk është ai.
Mbaroj veprimet. Shoqëroj me dorë mbylljen e derës. Kam zbritur shkallën e parë dhe si përpjekje të fundit e të pashpresë i hedh dhe një vështrim të moshuarës.Nga ky këndvështrim e moshuara duket edhe më sfiduese. Si sfinks.

Sfinksi i leshit thashë me vete sapo dola në rrugë. Ishte vështrimi i gjelit të detit që mbanim në banjë disa ditë para vitit të ri.

Read More......

e enjte, 11 shtator 2008

Shqiperi - Malte 3-0


Type rest of the post here

Read More......

e diel, 07 shtator 2008

përsëri në ekspozitë

pranvera
Edi Hila 1971

Read More......

e shtunë, 06 shtator 2008

albania-sverige 0-0 pjesa pare

psherëtima në eter

vijon

akoma
barazim

Type rest of the post here

Read More......