
foto e shkoqitur nga kapitulli XXI i librit të pestë të volumit të dytë të :PËRSE KY BLOG ? *
*titulli i stafit.
Titulli origjinal BLOG ? PSE JO ?
e enjte, 30 tetor 2008
një re e zezë
Posted by
ET
at
5.45.MD
24
comments
e diel, 26 tetor 2008
brendi
Posted by
ET
at
12.34.MD
6
comments
Labels: libra, poeti, poezi, signal, skenderbeu, studio, televizor, wrong
e martë, 21 tetor 2008
e premte, 17 tetor 2008
Enveri

..dje. ndërsa po ndiqja programin : Anno Zero, në RAI 2.
për më shumë trokit KËTU
Type rest of the post here
e mërkurë, 01 tetor 2008
sinjale nga e kaluara

I dashur vizitor.Dje pasdite pash një film. Në televizion. Për të qënë më i saktë disa minuta. Në kanalin "La 7".
- E pastaj ? po më pyet ti. Tani. Në këtë çast.
- Çfarë ka këtu për t'ja komunikuar njerëzimit ?
- Jo, jo. asgjë të re. As për ty e as për njerëzimin. Përgjigjem unë.(këtu mbyllet dialogu pasi dihet që jam unë ai që po tastjeroj në këtë moment dhe ti që po e lexon në një tjetër moment)
Qëkurëse për të parë kanale të jashtme nuk ishte më e nevojshme kanoçja, unë nuk shikoj pothuajse fare televizion. Sidomos filma.Këtë ta them jo se u bëra intelektualist.
Por...
Brezi im.
I dashur vizitor në se e konsideron veten pjesë të një brezi të humbur, unë i përkas atij brezi që jo vetëm ta thoje por dhe ta mendoje rrezikoje të humbje vërtet..
Nga ana tjetër kam bindjen se ne gjithmonë jemi brezi i asaj që kemi bërë vetë.
Të dalësh mbi veten. Të jesh objektiv,më duket si përpjekja për të ngitur karriken në të cilën je ulur duke patur këmbët të shkëputura nga dyshemeja.
Në këtë kontekst, brezi i im ëstë brezi i Vaut të Dejës, Lukovës, Komanit, Urës së Bushtricës, bunkerëve, etj.
Është gjithashtu brez i dallëndysheve dhe kanoçeve brezi im. Gjithmonë MFT*
Dallandyshe dhe kanoçe për me pa m'at an t'gardhit .
Megjithëse i përsosur brezi im dhe këtë e them pa ironi (fëmijët tanë nuk dinë të bëjnë nji balonë tauke e jo më tabake e lëre më pastaj kanoçen)brez të cilit
çi shihte syri ja bënte dora, kanalet e jashtme jo gjithmonë shikoheshin mirë.
Ndodhte që sinjalet ti mbiviheshin njëri tjetrit.
Më ka ndodhur një herë që duke parë Domenica In, të ndërhyjë një sinjal i një televizioni arab . Audio, Toto Cotugno dhe video belly dance.
Enver Hoxha fliste diku në video ndërse audio mbulohej nga një sinjal spanjoll që transmetonte Raffaella Carrànë duke kënduar Que dolor.
Pastaj.
Pastaj ika unë. Ika kur hynë sinjalet. Të gjitha. Pak para se të hynte saçi.
Po sot ?
Sot hiç. Nuk shikoj. Pothuajse fare.
N'at fillim bleva shumë radio. Radio për të dëgjuar diçka nga m'at an t'gardhit
Pastaj bleva një televizor të madh. 120 Kg Tv. I përdorur por punonte mirë
Të paktën në fillim. Pastaj filloi të fus sinjale. Sinjale jo të huaja. Sinjale nga e kaluara. Sinjale një herë audio. Herën tjetër video por dhe script ndonjëherë.
Ndodhi një herë duke ndjekur lajmet kryesore të ditës kur kishte ndodhur një tragjedi në Novi Ligure,në audio dëgjohej emisioni Familja Shkolla Shoqëria
E njëjta gjë më ndodh edhe pasi bleva një televizor të ri. Plazma. I papërdorur.
I lehtë.
Po shikoja një seri të Sex and the City, kur dëgjoj një ulërimë O Lilo labja moj
Më duhet të them se ky fenomen më ndodh gjithmonë kur jamë vëtëm. Pa dëshmitarë.
Më ndodhi dhe dje. Në fillim ja vura temperaturës por kur kontrollova Veglën** pash që ishte e vërtetë. dallohen qartë shkrimet shqip. Rrezik dhe Aparat zjarrfikës.
Kjo pra është arsyeja që nuk shikoj TV. Në mos e vetmja,kryesorja.
* Me Forcat Tona
**MFT gjithashtu. Lidhet me TV ose Kompjuterin dhe duke shkarkuar programin e caktuar fikson imazhet që të interesojnë.
.
type rest of the post hereRead More......
Posted by
ET
at
7.55.PD
5
comments
Labels: 1965, Aubrey Richards, Bill Canaway, Frank Gatliff, Freda Bamford, Gordon Jackson, Guy Doleman, ipcress, James Doran, Michael Caine, Nigel Green, Oliver Macgreevy, Sue Lloyd, Thomas Baptiste




